VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR KRIJIMIN E KOMISIONEVE VENDORE TË VLERËSIMIT TË TITUJVE TË PRONËSISË
VENDIM PËR SHPËRNDARJEN E FONDEVE TË MIRATUARA PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË ME VENDIMIN NR.1034, DATË 9.7.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR NJË SHTESË FONDI, NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KRYERJEN E TRANSPLANTIT TË VESHKËS, PËR DISA SHTETAS, NË ANKARA, TURQI”, TË NDRYSHUAR, DHE PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË KURIMIT, TË FËMIJËS REGINA MURATI
VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E DISA SPORTISTËVE DHE TË TRAJNERËVE TË TYRE, QË KANË ARRITUR REZULTATE TË LARTA NË KAMPIONATIN EVROPIAN TË PESHËNGRITJES PËR TË RINJ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, « Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetit të shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
- Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri « Projekte », artikulli « 604 », t’i shtohet fondi 3 900 000 (tre milionë e nëntëqind mijë) lekë, për shpërblimin e disa sportistëve dhe të trajnerëve të tyre, që kanë arritur rezultate të larta në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes.
- Ky fond, në mbështetje të vendimit nr.305, datë 24.5.2006, të Këshillit të Ministrave, « Për kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv dhe mënyrën e shpërblimit të sportistëve, që arrijnë këto nivele », të ndryshuar, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
- Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/12/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA