Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.1998, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 20 100 000 (njëzet milionë e njëqind mijë) lekë, për mbulimin e shpenzimeve, si rezultat i shtimit të numrit të punonjësve për krijimin e komisioneve vendore të vlerësimit të titujve të pronësisë.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI  BERISHA
17/12/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim