Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Kthellë, të qarkut të Lezhës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 76 (shtatëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 515 (pesëqind e pesëmbëdhjetë).
2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
17/12/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim