Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 38, të  ligjit nr.9887,    datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave,  Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Zyrës për mbrojtjen e të dhënave personale t’i jepet  fondi buxhetor, për vitin 2008, në masën 2 000 000 (dy milionë), lekë, i ndarë në zërat, si më poshtë vijon:

a. “Paga dhe sigurime shoqërore e shëndetësore”, 780 000 (shtatëqind e tetëdhjetë mijë) lekë;
b. “Shpenzime operative” 1 220 000 (një milion e dyqind e njëzet mijë) lekë.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë  i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe zyra për mbrojtjen e të dhënave personale për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
10/12/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim