VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN KATUND I RI, TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Katund i Ri, të qarkut të Durrësitt, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 63 (gjashtëdhjetë e tre) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 345 (treqind e dyzet e pesë).
2.Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
26/11/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA