VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE, BRENDA MINISTRISË SË PUNËS, ÇËSHTJEVE SOCIALE DHE SHANSEVE TË BARABARTA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 17, të ligjit nr.9836, datë 27.11.2007, ”Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në programin “Tregu i punës”, Gr.25, Tit. 10 550, Kap.1, Art 600, “Pagat e punonjësve”, t’i shtohet fondi 18 000 000 (tetëmbëdhjetë milionë) lekë, dhe në Art. 601, “Sigurime shoqërore”, t’i shtohet fondi 2 000 000 (dy milionë) lekë.
2. Ministrisë së Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, në programin “Mbrojtja sociale”, Gr.25, Tit. 10 430, Kap.1, Art. 600, “Pagat e punonjësve”, t’i pakësohet 4 000 000 (katër milionë) lekë, në programin “Planifikim, menaxhim&administrim”, Gr.25, Tit. 01 110, Kap.1, Art.600, “Pagat e punonjësve”, t’i pakësohet fondi 8 000 000 (tetë milionë) lekë, dhe në Art.601, “Sigurime shoqërore”, t’i pakësohet fondi 2 000 000 (dy milionë) lekë, dhe në programin “Inspektimi në punë”, Gr.25, Tit. 04170, kap.1, Art 600, “Pagat e punonjësve”, t’i pakësohet fondi 6 000 000 (gjashtë milionë) lekë.
3. Ngarkohen Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
19/11/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA