VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E PUNËVE TË JASHTME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 15, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Rishpërndarjen e fondeve, të miratuara në buxhetin e vitit 2008 për Ministrinë e Punëve të Jashtme, si më poshtë vijon :
a) Në programin « Planifikim, menaxhim dhe administrim», zëri « Shpenzime korente », shtohet fondi 4 000 000 (katër milionë) lekë.
b) Në programin « Integrimi evropian dhe euroatlantik », zëri « Shpenzime korente », shtohet fondi 8 000 000 (tetë milionë) lekë.
c) Në programin « Promovimi i imazhit dhe i vlerave të vendit », zëri « Shpenzime korente », shtohet fondi 8 000 000 (tetë milionë) lekë.
ç) Në programin « Përfaqësitë diplomatike dhe shërbimi konsullor », zëri « Shpenzime korente », pakësohet fondi 20 000 000 (njëzet milionë lekë).
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punëve të Jashtme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
29/10/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA