Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar,  me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.        Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e  miratuar për vitin 2008, zëri “Projekte”, artikulli “604”, t’i shtohet fondi prej  5 525 000 (pesë milionë e pesëqind e njëzet e pesë mijë) lekësh, për shpërblimin e disa sportistëve dhe trajnerëve të tyre, që kanë arritur rezultate të larta në Lojërat Olimpike “Pekin, 2008” dhe në Kampionatin Botëror, për të rinj, të peshëngritjes.

 

2.        Ky fond, në mbështetje të vendimit nr.305, datë 24.5.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv dhe mënyrën e shpërblimit të sportistëve, që arrijnë këto nivele”, të ndryshuar, të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 

3.        Ngarkohen Ministria  e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
17/10/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim