VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR BASHKINË BERAT, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË VEPRIMTARIVE, QË DO TË ORGANIZOHEN NË KUADËR TË CEREMONISË SË VENDOSJES SË SIMBOLEVE TË UNESCO-S
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, « Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë », dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
VE N D O S I :
1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e vitit 2008, t’i shtohet fondi prej 10 000 000 (dhjetë milionë) lekësh, për bashkinë Berat, për mbulimin e shpenzimeve të veprimtarive, që do të organizohen në kuadër të ceremonisë së vendosjes së simboleve të UNESCO-s, në këtë bashki.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen ministri i Brendshëm, ministri i Financave dhe bashkia e Beratit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
17/10/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA