VENDIM PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.160, DATË 13.2.2008, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E NUMRIT TË PUNONJËSVE, PËR VITIN 2008, NË MINISTRITË DHE INSTITUCIONET QENDRORE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Në vendimin nr.160, datë 13.2.2008, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
a) Në pikën 1 shifra “104 167” zëvendësohet me “104 331”.
b) Në lidhjen nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, për numrin total të punonjësve, të miratuar për vitin 2008, numri i punonjësve, për periudhën korrik-dhjetor, të bëhet përkatësisht:
– Për Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës 43 370;
– Për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale
dhe Shanseve të Barabarta 1 435;
– Për Ministrinë e Turizmit, Kulturës,
Rinisë dhe Sporteve 1 099.
2. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
03/10/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA