VENDIM PËR RISHPËRNDARJE FONDESH, BRENDA PROGRAMEVE TË MINISTRISË SË DREJTËSISË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 44 e 48, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 15, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Drejtësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, në programin “Sistemi i burgjeve”, t’i shtohet fondi prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, zëri “Investime”, i cili t’i pakësohet programit “Planifikim, menaxhim dhe administrim”.
2. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Drejtësisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
24/09/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA