Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 11, të ligjit nr.9836,datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, dhe të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.       Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Shpenzime për investime”, t’i shtohet fondi prej 82 000 000 (tetëdhjetë e dy milionë) lekësh,  për pagesën e kostos lokale dhe  për investime në fushën e teknologjisë së informacionit.

 

2.       Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 

3.       Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
03/09/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim