Në mbështetje të nenit 100, të Kushtetutës, të neneve 21 e 27,  të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej  500 000 (pesëqind mijë) lekësh, për mbulimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin, në Itali, të z. Artur Mici.

2. Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
23/07/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim