Më 11 prill 2006

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1.   Kryeministrisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi 511 422 (pesëqind e njëmbëdhjetë mijë e katërqind e njëzet e dy) USD, për pagesën e zyrës së PNUD-it, në Tiranë, në zbatim të marrëveshjes së Planit të Veprimeve të Programit Kombëtar,           2006 – 2010, të nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD), më 11 prill 2006.

  1. 2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Ngarkohen Kryeministria dhe ministri i Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA
13/08/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim