VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E FINANCAVE
VENDIM PËR NJË SHTESË fondi NË BUXHETIN E VITIN 2008, MIRATUAR PËR KRYEMINISTRINË, për pagesën e zyrës së PNUD-it, ne Tiranë, në zbatim të marrëveshjes se planit të veprimeve të programit kombëtar, 2006 – 2010, të nënshkruar ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (PNUD), Më 11 prill 2006
VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, NË KOMUNËN RASHBULL, TË QARKUT TË DURRËSIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
- Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme publike, shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Rashbull, të qarkut të Durrësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 44 (dyzet e katër) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 161 (njëqind e gjashtëdhjetë e një).
- Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
13/08/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA