Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 3, të nenit 11, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “b”, të pikës 2, të vendimit nr.1, datë 10.1.2007, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

20. Ngarkimin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, si organ qendror blerës, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik, për llogari të vet, të Agjencisë së Prokurimit Publik dhe të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, për blerjen e shërbimit të mirëmbajtjes së sistemeve informatike.

21. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve të prokurojë fondin limit, të llogaritur si shumë e fondeve buxhetore, të miratuara për çdo institucion, për shërbimin e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi.

22. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e Prokurimit Publik, Qendra Kombëtare e Regjistrimit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të hartojnë dokumentacionin e nevojshëm për këtë shërbim, brenda 10 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij vendimi.

23. Ngarkohen Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Agjencia e Prokurimit Publik dhe Qendra Kombëtare e Regjistrimit për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
09/07/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim