V E N D I M

PËR

NJË SHTESË FONDI, NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KRYERJEN E TRANSPLANTIT TË VESHKËS, PËR DISA SHTETAS, NË ANKARA, TURQI

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», të ndryshuar, dhe të nenit 11, tё ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

VE N D O S I :

1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008,   zёri «Shpenzime për mallra e shërbime », t’i shtohet fondi prej 22 000 000 (njëzet e dy milionë) lekësh, pёr mbulimin e shpenzimeve, për kryerjen e transplantit të veshkës, për disa shtetas, në Ankara, Turqi.

2. Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë, që, me fondin prej 22 000 000 (njëzet e dy milionë) lekësh, të kryejë transplantin e veshkës, për 15 shtetas, nëpërmjet shoqërisë « Enar Saglik ve Egitim Hiz Ltd », në Ankara, Turqi.

3. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

4. Ngarkohet Ministria e Shёndetёsisё të negociojë dhe të lidhë kontratën me shoqërinë  « Enar Saglik ve Egitim Hiz Ltd », në Ankara, Turqi, për kryerjen e transplantit të veshkës, pranë qendrës spitalore « Ibni Sina Hastanesi Sihhiye ».

5. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Shëndetësisë për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
09/07/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim