Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të  pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Lekbibaj, të qarkut të Kukësit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

 

Lista me 115 (njëqind e pesëmbëdhjetë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 842 (tetëqind e dyzet e dy).

 

Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

 

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
02/07/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim