Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 32, të ligjit nr.8756,  datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

 

V E N D O S I:

 

Pika 3, e vendimit nr.498, datë 1.5.2008, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

 

“3. Periudha e trajtimit të familjarëve, të sistemuar në Shtëpinë e Pushimit, Durrës, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme, për shkak të këtij aksidenti, do të jetë deri më 16.6.2008.”.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

 

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


02/07/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim