Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, « Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë », të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

  1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 4 591 590 (katër milionë e pesëqind e nëntëdhjetë e një mijë e pesëqind e nëntëdhjetë) lekësh, për komunën Bicaj, për realizimin e procedurës së shpronësimit të disa pronarëve, që preken nga devijimi i segmentit rrugor «Rruga nacionale – Ura e Bushatit ».

 

  1. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 

  1. Ngarkohen Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe komuna Bicaj për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
18/06/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim