Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, «Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë», të ndryshuar, dhe tё nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, « Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008 », të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shёndetёsisё, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Ministrisё sё Shёndetёsisё, nё buxhetin e miratuar pёr vitin 2008, nё  zёrin «Shpenzime operative », t’i shtohet fondi 1 800 000 (një milion e tetëqind mijë) lekë, pёr mbulimin e shpenzimeve pёr kurimin  e mjekut Ali Rifatllari, në Francë.

 

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

 

3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave origjinale të institucionit të kurimit.

 

4. Ngarkohen Ministria e Shёndetёsisё dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
18/06/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim