Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të  nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Picar, të qarkut të Gjirokastrës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 66 (gjashtëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 439 (katërqind e tridhjetë e nëntë).

2.Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA
11/06/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim