VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR AGJENCINË KOMBËTARE TË SHOQËRISË SË INFORMACIONIT, PËR REALIZIMIN ME SHOQËRINË “MICROSOFT” TË PROJEKTIT TË PARTNERITETIT STRATEGJIK, NË FUSHËN E TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të neneve 8 e 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 142 000 000 (njëqind e dyzet e dy milionë) lekësh, si pjesë e fondit të përgjithshëm 426 000 000 (katërqind e njëzet e gjashtë milionë) lekë, për realizimin me shoqërinë “Microsoft” të projektit të partneritetit strategjik, në fushën e teknologjisë së informacionit dhe të komunikimit.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
04/06/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA