VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E DISA SPORTISTËVE DHE TË TRANJERËVE, QË KANË ARRITUR REZULTATE TË LARTA NË KAMPIONATIN BOTËROR TË PESHËNGRITJES (PËR TË RINJ), KAMPIONATIN EVROPIAN TË QITJES DHE KAMPIONATIN BOTËROR TË MUNDJES
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, zëri “Projekte”, artikulli “604”, t’i shtohet fondi prej 9 425 000 (nëntë milionë e katërqind e njëzet e pesë mijë) lekësh për mbulimin, 50 për qind, të shumës, që do të përdoret për shpërblimin, sipas vendimit nr.305, datë 24.5.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv dhe mënyrën e shpërblimit të sportistëve, që arrijnë këto nivele”, të ndryshuar, të disa sportistëve, që kanë arritur rezultate të larta në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes (për të rinj), Kampionatin Evropian të Qitjes dhe Kampionatin Botëror të Mundjes.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N S T R I
SALI BERISHA
21/05/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA