VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2008, MIRATUAR PËR MINISTRINË E BRENDSHME, PËR BASHKËFINANCIMIN E PROJEKTIT PËR NDËRTIMIN E RRUGËS DRIMADH-SOPIK, NË QARKUN E GJIROKASTRËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 504 000 (pesëqind e katër mijë) eurosh, e konvertuar në 63 000 000 (gjashtëdhjetë e tre milionë) lekë, për bashkëfinancimin dhe përballimin e pagesës së TVSH-së, për ndërtimin e rrugës Drimadh-Sopik, në qarkun e Gjirokastrës.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Brendshme dhe qarku i Gjirokastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/05/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA