Në mbështetje  të nenit 100 të Kushtetutës, të  nenit 32, të ligjit nr.8756,   datë 26.3.2001,“Për emergjencat civile”, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379,      datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 11, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Ministrisë së Brendshme, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’i shtohet fondi prej 20 000 000 (njëzet milionë) lekësh, për Shtëpinë e Pushimit, Durrës, për mbulimin e shpenzimeve për akomodimin (ushqim dhe fjetje) dhe shpenzime të tjera, për familjarët e sistemuar në këtë shtëpi pushimi, për shkak të aksidentit teknologjik, të ndodhur më 15.3.2008, në fshatin Gërdec, bashkia Vorë.

2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Periudha e trajtimit të familjarëve të akomoduar në Shtëpinë e Pushimit, Durrës, shtëpitë e të cilëve janë bërë të pabanueshme, për shkak të këtij aksidenti, do të jetë deri në dy muaj nga data e ndodhjes së kësaj ngjarjeje.

4. Ngarkohen ministri i Financave dhe ministri i Brendshëm për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
01/05/2008

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim