Në datë 6 Mars 2023 u zhvillua në Berat Takimi i katert Rajonal me temë: “Konsultimi publik në nivel vendor – shkëmbimi i përvojave më të mira dhe përdorimi i teknologjisë së informacionit“. Takimi u mbajt në formatin e tryzës së rrumbullakët.  Në tryezë morën pjesë zyrtarë të bashkive Berat, Fier, Lushnje, Kuçove, Polican, Skrapar, Patos, Roskovec, Dimal dhe Belsh.

 

Përfaqësimi në tyezë ishte në nivel nën-kryetarësh bashkie. Po ashtu, në Tryezë morën pjesë drejtorë të drejtorive të Buxhetit/Financave si dhe koordinatorët e konsultimit publik në bashkitë respektive. Po ashtu, pjesëmarrës në takim ishin edhe sekretarë të këshillave bashkikë të cilët gjithashtu kanë përgjegjësi specifike në organizimin e takimeve konsultative sa i takon tematikës vendimarrëse për buxhetin, pronat dhe rregulloret e bashkive.

 

Edhe në Tryezën rajonale të Beratit, unifikimi i standartit ligjor ne procesin e konsultimit publik u  konsiderua nje domsdoshmeri në kushtet aktuale. Per te referuar pervojen e tyre ne kete takim ishin perzgjedhur Bashkite Berat, Patos dhe Roskovec, si pjese programit pilot.

IMG_2318

Takimi u moderua nga drejtori i INFOÇIP, Z. Gerti Shella. Ekpertja e projektit Znj. Voltana Ademi, ish-kryetare e Bashkise Shkoder, prezantoi metodiken e konsultimit publik qe reflekton edhe praktikat me te mira të zhvilluara nga INFOÇIP.

 

voltana ademi INFOCIP

IMG_2262

Në Takim gjithashtu referoi edhe Znj. Elda Goxhaj, drejtore e Drejtorisë së Projekteve Strategjike në Bashkinë Patos. Ajo theksoi rëndësinë e konsultimeve publike në funksion të thithjes së fondeve të donatorëve, sidomos fondeve të BE që kanë në vëmendje demokracinë vendore dhe projektet e financuara që krijojnë impakt në komunitet. Në takim gjithashtu foli edhe përfaqësuesi i AMVV, Z. Stiliano

 

Takimi u zhvillua ne nje nga salla e Hotol Colombo. Tryeza u shoqerua me prezantime ne PP. Takimi dhe diskutimet u dokumentuan nga INFOCIP me foto dhe me video. Ai u pasqyrua në rrjetet social përmes account-it zyrtar në FB, por edhe si shkrim më vetë në Platformën www.konsultimivendor.al

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim