Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOCIP zhvilloi në datë 2 Mars 2023 ne Shkoder Takimin Rajonal me temë: “Konsultimi publik në nivel vendor – shkëmbimi i përvojave më të mira”. Ne takim moren pjese te gjitha bashkite e qarkut Shkoder dhe Lezhe dhe konkretisht bashkitë: Shkodër, Lezhe, Malsi e Madhe, Vau Dejës, Fushëarrës, Kurbin, Mirditë, Pukë.

 

Bashkitë ishin të perfaqesuara ne nivel teknik nga nen-krytaret e bashkive, sekretaret e pergjithshëm dhe drejtoret e dejtorive te buxhetit dhe burimeve njerezore. Ne takim moren pjese te gjithe koordinatoret e konsultimit publik në bashkitë respektive. Në takim gjithashtu morën pjesë edhe sekretarë të këshillave bashkiake.

 

Tryeza Rajonale  Shkodër u ndoq edhe nga perfaqesuesit e projektit STAR 3/ Reforma Administrativo-Territoriale, Z Vladimir Malka, Znj. Silvana Malaj, Z. Artur Kurti, etj.  Para fillimit të Tryezës, ata u pritën në një takim pune nga nënkryetari i Bashkisë Shkodër Tonin Dedaj.

 

shkoder taki, infocip

 

Në cilësinë e ekpertit në komponentin që zbaton INFOCIP, Znj. Voltana Ademi prezantoi parimet ligjore te angazhimit te pushtetit vendor ne konsultim me publik dhe referoi pervojen e pasur te Bashkise Shkoder qe u konsolidua ne khen qe ajo drejtonte bashkine kryesore te veriut.

 

Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella prezantoi edhe platformen www.konsultimivendor.al si nje mjet alternativ ne dispozicion te bashive per te garantuar ligjshmerine e procesit konsultativ. Ai paraqiti përvojën më të përparuar nga 7 bashkitë pilot që INFOCIP permes STAR 3 / UNDP ka mbështetur gjatë vitit 2022.

 

Synimi i takimit ishte shkembimi i pervojave me te perparuara ne fushen e konsultimit publik si dhe prazantimi i mjeteve te reja teknologjike qe INFOCIP ka krijuar per te lehtesuar këtë proces të rëndesishëm për demokracinë vendore.

 

infocip, shkoder, konsultim publik, artur kurti, gerti shellaladi

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim