Konsultimi publik ne Bashki – INFOÇIP nis nga Gjirokastra përhapjen e pervojes. Prezantohet Platforma Online www.konsultimivendor.al
Në datë 13 Shkurt 2023 u zhvilluar në Gjirokaster takimi rajonal me përfaqësuesit e bashkitë e bashkive të Jugut, Tepelene, Pemet, Gjirokaster, Memaliaj, Kelcyre, Dropull, Finiq, Libohove, Delvine dhe Konispol per te ndare pervojen ne organizimin e konsultimeve me publikun. Gjate vitit 2022, INFOCIP implementoi komponentin e STAR 3/UNDP “Promovimi i Konsultimit publik dhe pjesemarrjes ne nivel vendor” ne shtate bashki te perzgjedhura ne baze te aplikimit.
Në Tryezën Rajonale Gjirokastër të organizuar nga INFOCIP morën pjesë sekretarë të përgjithshëm, drejtorë të drejtorive të Buxhetit dhe Taksave, koordinatorët e konsultimit publik dhe personel IT si dhe sekretarë të këshillave bashkiake.
Takimi u moderua nga drejtori i INFOÇIP, Z. Gerti Shella, i cili bëri një prezantim të plotë të komponentit në zbatim nga STAR 3. Ekpertja e projektit Znj. Voltana Ademi, ish-kryetare e Bashkise Shkoder, prezantoi nga Londra, përmes lidhjen Zoom[1] online, metodiken e konsultimit publik qe reflekton edhe praktikat me te mira të zhvilluara nga INFOÇIP.
Të gjitha prezantimet u kryen në PP dhe paraqitja grafike lehtësi kuptimin më të mirë të përmbajtjes nga të gjithë të pranishmit. Ndërkohë, transmetimi live me ZOOM i eventit edhe në faqen zyrtare në FB të INFOCIP krijoi premise që edhe disa pjesëmarrës të cilët nuk patën mundësi të merrnin pjesë (Këlcyrë dhe Sarandë) të mund të konsultonin linkun e eventit për të disponuar të gjitha njohuritë e ofruara nga ekspertët e INFOCIP. Gjithashtu, transmetimi në Zoom u përdor edhe për dokumentimin e plotë të eventit në audio-video.
Në takim gjithashtu referoi po me Zoom edhe Znj. Elda Goxhaj, drejtore e Drejtorisë së Projekteve Strategjike në Bashkinë Patos. Ajo theksoi rëndësinë e konsultimeve publike në funksion të thithjes së fondeve të donatorëve, sidomos fondeve të BE që kanë në vëmendje demokracinë vendore dhe projektet e financuara që krijojnë impakt në komunitet. Në takim ishte e pranishme edhe koordinatorja e STAR 3 për Qarkun Gjirokastër, Znj. Ema Minxhozi.
[1] https://fb.watch/jLNT8W16yY/
Drejtori i INFOCIP, Gerti Shella prezantoi edhe platformen www.konsultimivendor.al si nje mjet alternativ ne dispozicion te bashive per te garantuar ligjshmerine e procesit konsultativ. Ai paraqiti përvojën më të përparuar nga 7 bashkitë pilot që INFOCIP permes STAR 3 / UNDP ka mbështetur gjatë vitit 2022.
➡️ STAR3 / Reforma Administrativo-Territoriale mbeshtetet nga Bashkimi European European Union in Albania??, Qeveria e Suedisë Embassy of Sweden in Tirana ??, Qeveria e Zvicrës Embassy of Switzerland in Albania??, Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës USAID/Albania??, UNDP Albania?? dhe Qeveria e Shqipërisë ??.
➡️ Projekti zbatohet nga Zyra e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim në Shqipëri (UNDP Albania,PNUD) në bashkëpunim me Ministria e Brendshme.
#PjesemarrjeneVendimmarrjenPublike
#MatjaePerformancesLokale
#ZhvillimiiPushtetitVendor
#konsultimpublik
#transparence
#Decentralizim
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA