6 Maj 2022 – Qendra për Çështjet e Informimit Publik, INFOCIP zhvilloi ne date 6 Maj 2022 aktivitetin e dytë kombetar për shkëmbimin e përvojës midis gjyqtarëve shqiptarë të medias dhe gjyqtarëve holandezë te medias.

 

Ky aktivitet i rendesishme u zhvillua ne bashkepunim me Këshillin e Lartë Gjyqësor, KLGJ, perfaqesuar ne kete forum nga znj. Marçela Shehu, anetare e KLGj, e caktuar për kryerjen e detyrave në lidhje me marrëdhëniet me publikun. Ish-anetari i KLGJ, z. Erjon Muharremaj, qe ka mbajtur me pare kete funksion, aktualisht zv. dekan i Fakultetit Juridik UT ishte gjithashtu i pranishem ne kete takim.

 

Ne aktivitet moren pjese gjyqtaret shqiptare te medias te juridiksionit te apeleve, znj. Saida Dollani, znj.Edlira Petri, znj. Blerona Hasa, znj. Vojsava Osmanaj, z. Florjan Kalaja.

 

FZH_1496
Në takim mori pjesë edhe gjyqtarja e Gjykatës Kushtetuese znj. Sonila Bejtja, shefja e zyrës së medias pranë Prokurorit të Përgjithshëm, znj. Rozeta Tase, si dhe nëpunës civilë gjyqësorë për marrëdhëniet me publikun.

 

Gjyqtarët holandezë qe ndane pervojen e tyre me koleget shqiptare ishin , znj. Lenke de Klerk, z. Marc Bax, si edhe znj. Ilse Westenenk, shefe e departamentit të komunikimit në gjykatën e East Brabant dhe znj. Anne Tahapary, nga Shkolla e Magjistraturës e Holandës.

 

Aktiviteti u fokusua në rolin e rëndësishëm të gjyqtarëve për mediat në komunikimin me publikun, në drejtim të forcimit të besimit të publikut në sistemin e drejtësisë. Gjyqtarët shqiptarë për mediat dhe kolegët holandezë shkëmbyen përvojat e tyre dhe u angazhuan për forcimin e bashkëpunimit në vijim, për të përfituar prej modelit holandez, si një ndër modelet e suksesshëm të komunikimit të gjyqësorit me publikun.

 

Aktiviteti është pjesë e nismave të Këshillit të Lartë Gjyqësor për vënien në zbatim të Planit Strategjik të Komunikimit për sistemin gjyqësor, për të siguruar informacion të saktë për median dhe publikun, në funksion të përmirësimit të transparencës së veprimtarisë së gjyqësorit. Programi mbeshtetet nga Embassy of the Netherlands in Albania

 

FZH_1301 FZH_1335 FZH_1366 FZH_1548 FZH_1558 FZH_1571 FZH_1590 FZH_1624 FZH_1632
 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim