INFOCIP starton takimet ne kuader të projektit “Open Court through Press Judges”
4 Mars 2022 – Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, përmes mbështetjes së Qeverisë së Holandës po implementon programin 2-vjeçar të titulluar “Open Courts through Press Judges”. Programi synon të nxisë ndërveprimin cilësor midis Gjykatave dhe Medias, në kuadër të zbatimit të Planit Strategjik të Kumunikimit për Sistemin Gjyqësor (miratuar me vendim te KLGJ nr. 590, dt 26/11/2020).
Diten e Premte, dt 4 Mars 2022, u zhvilloi sesioni i pare i ketij programi. Ne takim moren pjese gjyqtaret e medias te gjykatave te Apeleve si dhe shumica e nepuneseve gjyqesore qe mbajme marrdheniet me median dhe me publikun ne sistemin gjyqesor. Sesionin e përshëndeti Ambasadori Holandez në Tiranë, SH.T. Z. Reinout Vos, si dhe Zv/Shefi i Zyres se Keshillit te Europes ne Tirane, Z. Olsi Dekovi., Z. Erjon Muharremaj, anëtar i KLGJ për Marrëdhëniet me Publikun dhe bashkeautor i Planit strategjik te Kominikimit qe ka miratuar KLGJ gjithashtu ishte pjese e panelisteve te ketij takimi.
Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe INFOÇIP kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi për të rritur përpjekjet për forcimin e rolit të Gjyqtarëve për Medias dhe Nëpunësve të Marrdhënie me Median dhe Publikun (NMMP), duke modeluar mbi praktikat më të mira europiane.
Falë ndërmjetësimit të Ambasadës Holandeze në Tiranë, INFOCIP po bashkëpunon me Qendrën për Trajnime dhe Studime të Gjyqësorit në Holandë (njohur shkurt si SSR). Që nga themelimi i saj në vitin 1960, SSR është institucioni që realizon trajnimet e sistemit gjyqësor holandez dhe Shërbimit të Prokurorisë Publike. SSR vepron në mënyrë të pavarur nga Ministria e Drejtësisë.
Në datë 4 Mars, 2022, zhvilloi sesionin e parë për shkëmbimin e përvojës mes gjyqtarëve të medias holandeze dhe atyre shqiptare. Në aktivitet ishin të ftuar gjyqtarët/ekpertët e mirënjohur holandezë të Shkollës së Magjistraturës (SSR) Znj. Anne TAHAPARY, ekperte e mirënjohur ndërkombëtare në fushën e trajmit gjyqësor si dhe Z. Marc BAX, gjyqtar i medias që prej vitit 2014 me një përvojë të pasur si gjyqtar në Gjykatën e Maastricht.
Permes programit te shkembimit te pervojes synohet nder te tjera dhe harmonizimi i manualit te nderveprimit te gjyqtareve shqiptare te medias me publikun. Pjese e ketij programi shkembimi jane edhe Nepunesit Gjyqesore per Marrdheniet me Median dhe Publikun. Temat kryesore të programit, ku eshte duke u punuar aktualisht janë:
- Roli i gjyqtarëve të Medias në Holandë dhe ndërveprimi real
- Organizimi i brendshëm profesional i gjyqtarëve të Medias
- Roli i Nëpunësit për Media dhe Marrëdhënie me Publikun (MPRO)
- Ushtrimi i së drejtës për informim në gjykatat holandeze
- Mbrojtja e të dhënave personale dhe informacioneve të ndjeshme në gjykatë
- Marrëdhëniet me median dhe praktikat më të mira në Holandë.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA