THIRRJE PËR SHPREHJE INTERESI DREJTUAR BASHKIVE TE SHQIPERISE
Në kuadër të projektit STAR3 “Mbështeja dhe Avancimi i Reformave të Qeverisjes Vendore”, Qendra për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, në cilësinë e Partnerit po zbaton komponentin “Promovimi i Konsultimit Publik dhe Pjesëmarrjes në Nivel Vendor”. Përmes këtij komponenti do të asistohen 7 bashki për zhvilluar një praktikë të qëndrueshme të konsultimit publik, konform parashikimeve ligjore në fuqi në Republikën e Shqipërisë. Planifikimi i detajuar dhe përdorimi i metodave inovatore për një angazhim domethënës në konsultime, duke përfshirë teknologjinë e informacioni do të jënë objektiv kryesor i kësaj asistence.
Asistenca do të ketë në fokusin e saj degën ekzekutive të bashkisë, si pjesë integrale e ciklit vendimarrës dhe politikbërjes në nivel të qeverisjes vendore.
Shtatë (7) bashki do të përzgjidhen për pilotimin e këtij komponenti në bazë të kritereve të paracaktuara. STAR 3 synon krijimin e një praktike të mirë dhe të replikueshme edhe në bashkitë e tjera. Krijimi i një standarti të unifikuar për proceset e konsultimit në nivel vendor, me fokus degën ekzekutive si iniciuese e ciklit vendimarrës dhe përgjegjëse për implementin e tij, është objektiv i kësaj asistence teknike.
Identifikimi dhe përzgjedhja e 7 bashkive do të bëhet nëpërmjet një procesi të hapur dhe gjithëpërfshirës. Shprehja e interesit nga ana e bashkive për t’u bërë pjesë e këtij programi asistence i paraprin vlerësimit të kritereve. INFOÇIP do të lehtësojë dhe asistojë me kapacitete teknike procesin nëpër të cilin do të kalojnë bashkitë e përzgjedhura.
Për bashkitë e seleksionuara do të hartohen një raport vlerësimi mbi bazën e të cilit do të përcaktohen termat konkretë të asistencë. Për secilën nga bashkitë e përzgjedhura, INFOCIP do të asistojë hartimin e planeve vjetore sipas një standarti të avancuar i cili mban parasysh funksionet e bashkisë si dhe detyrimet ligjore për organizimin e konsultimeve sipas kërkesave ligjore në fuqi.
- Për secilën nga bashkitë e përzgjedhura, STAR3/INFOCIP do të ofrojë mjete për të implementuar procesin konsultativ si dhe për të rritur pozitivisht impaktin e tij në ciklin vendimarrës.
- Planet vjetore të konsutimit publik do të modelohen dhe implementohen përmes asistencës teknike që STAR 3/INFOCIP do të vërë në zbatim në kuadër të këtij komponenti.
- Në bashkitë që do të bëhen pjesë e tij programi asistence, do të zhvillohen 14 seanca konsultimesh publike 92 për secilën bashki përftuese).
- STAR 3/INFOCIP do të asistojë bashkitë për hartimin e raporteve vjetore për konsultimin publik dhe dokumentimin e plotë të praktikës konsuttative brenda vitit 2022.
- Stafet përgjegjëse të bashkive që do përzgjidhen për këtë program do të trajnohen si dhe do të pajisen me setin e plotë templateve për planifikimin e konsultimve si dhe raportimin e tyre periodik (gjashtë-mujor dhe vjetor).
- STAR 3/ INFOCIP do të asistojë bashkitë përftuese të diseminojnë praktikat e mira edhe në bashkitë e tjera duke krijuar një mjedis të frytshmë ndërveptimi me synim pasurimin e praktikës.
HAP THIRRJEN E PLOTE HAP FORMULARIN E APLIKIMIT
Bashkitë e interesuara duhet të dërgojnë një Letër Motivimi të firmosur dhe vulosur nga Kryetari/Kryetarja e Bashkisë në adresën qendra@infocip.org, me titull “Shprehje Interesi për Programin e Konsultimit Publik’’. Afati i dorëzimit: 2 Mars 2022, ditë e martë, ora 23:59.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA