VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI BASHKIVE VLORË DHE KUKËS, PËR REHABILITIMIN E INFRASTRUKTURËS SË DËMTUAR NGA FATKEQËSITË NATYRORE, PËR MARRJEN E MASAVE, PARANDALUESE E MBROJTËSE, PËR EMERGJENCA CIVILE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 12, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, dhe të neneve 31 e 32/a, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Njësive të mëposhtme të qeverisjes vendore, në buxhetin e miratuar për vitin 2008, t’u shtohen fondet si më poshtë vijon :
a) Bashkisë Vlorë, në qarkun e Vlorës, 10 000 000 (dhjetë milionë) lekë investime, në kuadër të emergjencave civile, për rehabilitimin e “Kanalit të ujërave të larta” të qytetit, të dëmtuar nga fatkeqësi natyrore.
1.2. Bashkisë Kukës, në qarkun e Kukësit, 20 000 000 (njëzet milionë) lekë, për zbatimin e projektit
“Rehabilitimi i mbulesave të pallateve 1, 2,e 3 në lagjen nr.1, Kukës”.
- Fondi, gjithsej, 30 000 000 (tridhjetë milonë) lekë, të përballohet nga fondi rezervë i Këshilit të Ministrave
- Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefektët e qarqeve të Vlorës dhe Kukësit, si dhe bashkia Vlorë dhe bashkia Kukës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë .
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
16/01/2008
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA