Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, dhe të nenve 31 e 32, shkronja “a”, të ligjit nr.8756, datë 26.3.2001, “Për emergjencat civile”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1.     Komunës Milot të qarkut të Lezhës, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t`i shtohet fondi prej 1 061 800 (një milion e gjashtëdhjetë e një mijë e tetëqind) lekësh, për t’iu dhënë si ndihmë financiare  familjes së shtetasit Gjetan Pjetër Lala, si pasojë e dëmtimit të banesës nga fatkeqësitë natyrore.

 

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

 

3.     Ngarkohen ministri i Financave, ministri i Brendshëm, prefekti i qarkut të Lezhës dhe komuna Milot për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
23/12/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim