VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN FARKË, TË QARKUT TË TIRANËS
VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI KOMUNËS MILOT TË QARKUT TË LEZHËS, PËR DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË SHTETASIT GJETAN PJETËR LALA, SI PASOJË E DËMTIMIT TË BANESËS NGA FATKEQËSITË NATYRORE
VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR, PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE ME RASTIN E FESTAVE TË FUNDVITIT
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi prej 3 922 082 (tre milionë e nëntëqind e njëzet e dy mijë e tetëdhjetë e dy) lekësh, për shpërblimin e punonjësve të saj për festat e fundvitit.
2. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
23/12/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA