VENDIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË BOTIMIT TË NJOFTIMIT TË FITUESIT E TË NJOFTIMIT TË KONTRATËS SË LIDHUR DHE PËR ZHBLLOKIMIN E FONDEVE PËR INVESTIME, TË VITIT 2009, PËR PROCEDURAT E PROKURIMIT, TË KRYERA NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË E DISA INSTITUCIONE, NË VARËSI TË SAJ, SI AUTORITETE KONTRAKTORE
VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR, PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE, PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE ME RASTIN E FESTAVE TË FUNDVITIT
VENDIM PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË KOMUNËN FARKË, TË QARKUT TË TIRANËS
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 8, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
- Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Farkë, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.
Lista me 96 (nëntëdhjetë e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 480 (katërqind e tetëdhjetë).
- Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
02/02/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA