Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Lejimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të disa institucioneve, në varësi të saj, të përfundojnë, deri më 28 dhjetor 2009, disa procedura prokurimi, si autoritete kontraktore, sipas aneksit nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

Brenda këtij afati të përfshihen lidhja e kontratave përkatëse dhe botimi i njoftimit të kontratës së nënshkruar në Buletinin e Njoftimeve Publike.

2. Lejimin e  zhbllokimit të fondit për procedurat e prokurimit, të cilat i përkasin  fondit të investimeve, të vitit 2009, e të përfshira në ankesin nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
3. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA
11/12/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim