Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643,         datë  20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Lejimin e Kapitenerisë së Përgjithshme të Porteve, Durrës, të përfundojë, brenda datës 15 dhjetor 2009, procedurën e prokurimit, me objekt “Blerje dokumenti specifik, dëshmie lundrimi dhe pasaporte detari (matrikuj)”, me fondet e parashikuara në buxhetin e shtetit, për vitin 2009. Brenda këtij afati të përfshihet edhe lidhja e kontrates përkatëse.

2. Ngarkohen Kapiteneria e Përgjithshme e Porteve dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I

SALI   BERISHA
11/12/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim