Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 42, të ligjit nr.9936,  datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërise”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.     Ministrisë Financave, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, t’i shtohet fondi 2 500 000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë, në programin “Lufta kundër transaksioneve financiare joligjore”, për Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, për shpenzime korrente.

 

2.     Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.

 

3.      Ngarkohet Ministria Financave për zbatimin e këtij vendimi.

 

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

 

SALI BERISHA
03/12/2009

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim