VENDIM PËR SHTYRJEN E AFATIT TË PËRFUNDIMIT TË PROCEDURËS SË PROKURIMIT, ME OBJEKT “HARTIMI I PROJEKTIT TË NDËRTESËS SË RE TË PROKURORISË SE RRETHIT GJYQËSOR, KORÇË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, dhe të pikës 3, të vendimit nr.787, datë 22.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për një përdorim me efektivitet të fondeve për investime”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e prokurorisë së rrethit gjyqësor, Korçë, të përfundojë, brenda datës 30 dhjetor 2009, procedurën e prokurimit, me objekt “Hartimi i projektit të ndërtesës së re të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Korçë”.
Brenda këtij afati të përfshihen edhe lidhja e kontratës e ekzekutimi i pagesave përkatëse.
2. Fondi limit për hartimin e projektit të përballohet nga buxheti i vitit 2009, dhënë Prokurorisë së Përgjithshme, për shpenzime kapitale.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Prokuroria e Përgjithshme dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
25/11/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA