VENDIM PËR LEJIMIN E SHTYRJES SË AFATIT TË PROCEDURËS SË PROKURIMIT, ME OBJEKT “HARTIMI I PROJEKTIT TË NDËRTESËS SË RE TË PROKURORISË SË RRETHIT GJYQËSOR, KORÇË”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 75, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Lejimin e Prokurorisë së Përgjithshme, që, brenda datës 30.11.2009, të kryejë procedurën e prokurimit, me objekt “Hartimi i projektit të ndërtesës së re të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Korçë. Brenda këtij afati përfshihet edhe lidhja e kontratës përkatëse.
2. Fondi limit i parashikuar për hartimin e projektit të ndërtesës së re të prokurorisë së rrethit gjyqësor, Korçë, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, zëri “Shpenzime kapitale”, miratuar për Prokurorinë e Përgjithshme.
3. Ngarkohen Ministria e Financave, Prokuroria e Përgjithshme dhe Agjencia e Prokurimit Publik për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/10/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA