VENDIM PËR NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2009, MIRATUAR PËR MINISTRINË E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE, PËR SHPËRBLIMIN E SPORTISTIT ERVIS TABAKU DHE TË TRAJNERIT TË TIJ, SOKOL BISHANAKU, PËR REZULTATET E LARTA, TË ARRITURA NË KAMPIONATIN BOTËROR TË PESHËNGRITJES PËR TË RINJ RUMANI, 2009
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 12, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në buxhetin e miratuar për vitin 2009, zëri “Projekte”, artikulli 604, t’i shtohet fondi 1 950 000 (një milion e nëntëqind e pesëdhjetë mijë) lekë, për shpërblimin e sportistit Ervis Tabaku dhe të trajnerit të tij, Sokol Bishanaku, për rezultatet e larta, të arritura në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes për të rinj, Rumani, 2009.
2. Ky fond, në mbështetje të vendimit nr.305, datë 24.5.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret e përcaktimit të nivelit të lartë sportiv dhe mënyrën e shpërblimit të sportistëve, që arrijnë këto nivele”, të ndryshuar, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
14/10/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA