Për vitin 2020, INFOÇIP mblodhi dhe analizoi 580 vendime për çështje themeli dhënë nga Gjykata e Apelit Vlorë. Prej këtyre, 349 çështje themeli janë shqyrtuar nga Dhoma Civile, ndërkohë që 231 të tjera shqyrtuar nga Dhoma Penale (totali vjetor, sipas regjistrave të gjykatës, është 580 çështje themeli).

 

Nga analizimi i të dhënave, rezulton se, gjatë vitit 2020, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Vlorë, për të dyja dhomat e marra së bashku ka qenë 556 ditë. Kjo mesatare aplikohet vetëm mbi çështjet e themelit që janë vendimuar në vitin 2020. Vendimet e ndërmjetme dhe urdhrat e ekzekutimit nuk janë pjesë e këtij vlerësimi.

 

Të vlerësuara veç e veç, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështje civile themeli ka qenë 691.5 ditë ndërkohë që kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështjet penale themeli ka qenë 351.7 ditë.

vlora apel civile vs penale themeli

Analiza e të dhënave sugjeron se ka një përkeqësim të treguesve në vitin 2020 sa i takon kohëzgjatjes së shqyrtimit të dosjeve gjyqësore. Rezulton se Gjykata e Apelit Vlorë ka një përkeqësim me 7% në 2020-ën, krahasuar me 2019-ën. Ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 76% .

 

Nga të dhënat e analizuara, rezulton se në 2020-ën treguesit janë përmirësuar me 11.3% për Dhomën Penale krahasuar me 2019-ën, ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 34.4% sa i përket treguesit të kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor.

 

Sa i përket Dhomës Civile, ka një rënie me 17% në 2020-ën , krahasuar me vitin
paraardhës. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me
100% sa i përket këtij treguesi.

 

SHKARKO KETU RAPORTIN E PLOTE NE PDF

 

vlora apel vonesa 2020

 

 

 

 

 

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim