Për vitin 2020, INFOÇIP mblodhi dhe analizoi 526 vendime për çështje themeli dhënë nga Gjykata e Apelit Shkodër. Prej këtyre, 329 çështje themeli janë shqyrtuar nga Dhoma Civile e kësaj Gjykate, ndërkohë që 197 nga Dhoma Penale. (totali vjetor, sipas regjistrave të gjykatës, është 527 çështje themeli).

 

Nga analizimi i të dhënave, rezulton se, gjatë vitit 2020, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Shkodër, për të dyja dhomat e marra së bashku ka qenë 435 ditë. Kjo mesatare aplikohet vetëm mbi çështjet e themelit
që janë vendimuar në vitin 2020. Vendimet e ndërmjetme dhe urdhrat e ekzekutimit nuk janë pjesë e këtij vlerësimi.

 

Të vlerësuara veç e veç, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështje civile themeli ka qenë 448.2 ditë ndërkohë që kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështjet penale themeli ka qenë 413 ditë.

 

Sa i takon arsyetimit dhe dorëzimit të vendimeve përfundimtare për çështjet e themelit në vitin 2020 nga Gjykata e Apelit Shkodër, nga vlerësimi tematik rezulton se mesatarja e të dyja dhomave të marra së bashku është 38.1 ditë. Kohëzgjatja e arsyetimit/dorëzimit të vendimit për çështje civile themeli rezulton mesatarisht 37.6 ditë ndërkohë ajo për çështjet penale rezulton 38.5 ditë.

 

ARSYETIMI SHKODER

 

Analiza e të dhënave sugjeron se ka një përkeqësim të treguesve në vitin 2020 sa i takon kohëzgjatjes së shqyrtimit të dosjeve gjyqësor. Rezulton se Gjykata e Apelit Shkodër ka një përkeqësim me 24% në 2020-ën, krahasuar me 2019-ën. Ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 47% sa i përket treguesit të kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor.

 

Nga të dhënat e analizuara, rezulton se në 2020-ën treguesit janë përkeqësuar me 17% për Dhomën Penale krahasuar me 2019-ën, ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 56% sa i përket këtij treguesi. Sa i përket Dhomës Civile, ka një përkeqësim me 28.6% në 2020-ën, krahasuar me vitin paraardhës. Krahasuar me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 38% sa i përket këtij treguesi.

 

HAP RAPORTIN E PLOTE NE PDF

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim