VENDIM PËR LEJIMIN E ZHVILLIMIT TË PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR STUDIME E PROJEKTIME, PËR DISA OBJEKTE TË INFRATRUKTURËS SË UJITJES DHE TË KULLIMIT
N¸ mb¸shtetje t¸ nenit 100 t¸ Kushtetut¸s, të nenit 75, t¸ ligjit nr.9643, dat¸ 20.11.2006, “P¸r prokurimin publik”, t¸ ndryshuar, të nenit 9, të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008, “Për buxhetin e vitit 2009”, dhe të pikës 3, të vendimit nr.787, datë 22.7.2009, të Këshillit të Ministrave, “Për një përdorim me efektivitet të fondeve për investime”, me propozimin e ministrit të Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, K¸shilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Lejimin e bordeve të kullimit të Gjirokastrës, Lushnjës, Matit, Shkodrës dhe Korçës, instucione këto në varësi të Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit, të kryejnë procedurat e prokurimit për studime e projektime, për disa objekte të infrastrukturës së ujitjes dhe të kullimit, për fondet e përcaktuara në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Fondi i përgjithshëm limit për kryerjen e këtyre shërbimeve, 4 100 000 (katër milionë e njëqind mijë) lekë, të përballohet nga buxheti i vitit 2009, miratuar për Ministrinë e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit.
3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
08/10/2009
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA