Gjykata e Apelit Korçë zbret në fund të kategorisë. Gjyqtarë të marrë borxh, stok i lartë dhe Covid19
Gjykata e Apelit Korçë rezulton te jete nder me te prekurat nga procesi i Vetingut. Trupa e manget gjyqesore, gjyqtaret e “marre borxh” permes skemes se delegimit, por edhe pandemia e COVID 19, qe mbylli per tre muaj dyert e gjykates per publikun, shkaktuan një përkeqesim të ndjeshem të treguesve të eficiencës.
Nga analizimi i të dhënave, rezulton se, gjatë vitit 2020, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Korçë, për të dyja dhomat e marra së bashku ka qenë 172.2 ditë. Kjo mesatare aplikohet vetëm mbi çështjet e themelit që janë vendimuar në vitin 2020. Vendimet e ndërmjetme dhe urdhrat e ekzekutimit nuk janë pjesë e këtij vlerësimi.
Nga të dhënat e analizuara, rezulton se në 2020-ën treguesit e Dhomës Penale janë përkeqësuar me 13.7% krahasuar me vitin 2019 sa i përket kohëzgjatjes së shqyrtimit për çështjet e themelit të analizuara nga INFOÇIP. Krahasuar me 2016-ën, vihet re një përkeqësim me 10 % në gjashtëmujorin e parë të 2019-ës. Sa i përket Dhomës Civile, vihet re gjithashtu një përkeqësim me 52.5% në vitin 2020 krahasuar me 2019-ën. Konstatohet gjithashtu një rënie me 50% në 2020-ën, krahasuar me 2016-ën. HAP KETU RAPORTIN NE PDF
Analiza e të dhënave sugjeron se ka një përkeqësim të treguesve në vitin 2020 sa i takon kohëzgjatjes së arsyetimit/dorëzimit të dosjeve gjyqësore. Rezulton se Gjykata e Apelit Korçë ka një përkeqësim me 150 % në 2020-ën, krahasuar me 2019-ën, ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 300% sa i përket treguesit të kohëzgjatjes së arsyetimit/dorëzimit të dosjeve gjyqësore.
Nga të dhënat e analizuara, rezulton se në 2020-ën treguesit janë përkeqësuar me 122% për Dhomën Penale krahasuar me 2019-ën, ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 288% sa i përket këtij treguesi.
Sa i përket Dhomës Civile ka një përkeqësim me 226 % në 2020-ën, krahasuar me vitin paraardhës. Ndërkohë krahasuar me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 397% sa i përket këtij treguesi.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA