Për 9-mujorin e parë të vitit 2020, INFOÇIP mblodhi dhe analizoi 533 vendime për çështje themeli dhënë nga Gjykata e Apelit Tiranë. Prej këtyre, 266 çështje themeli janë shqyrtuar nga Dhoma Civile e kësaj Gjykate, ndërkohë që 267 të
tjera nga Dhoma Penale. (totali sipas regjistrave të gjykatës është 535 çështje themeli).

 

Nga analizimi i të dhënave, rezulton se, gjatë 9-mujorit të parë të vitit 2020, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Tiranë, për të dyja dhomat e marra së bashku ka qenë 496.2 ditë. Kjo mesatare aplikohet vetëm mbi çështjet e themelit që janë vendimuar në 9-mujorin e parë të 2020-ës. Vendimet e ndërmjetme dhe urdhrat e ekzekutimit nuk janë pjesë e këtij vlerësimi. Të vlerësuara veç e veç, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështje civile themeli ka qenë 661.2 ditë ndërkohë që kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështjet penale themeli ka qenë 331.8 ditë.

 

Analiza e të dhënave sugjeron  se ka një përkeqësim të treguesve në 9-mujorin e parë të vitit 2020 sa i takon kohëzgjatjes së shqyrtimit të dosjeve gjyqësor. Rezulton se Gjykata e Apelit Tiranë ka një përkeqësim me 2.5% në 2020-ën, Krahasuar me 2019-ën. Ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 39.5% sa i përket treguesit të kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor. HAP RAPORTIN E PLOTE NE PDF

 

civile dhe penale themeli tirane

 

 

TIRANA APEL

 

 

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim