Gjykata e Apelit Gjirokastër përmbys treguesit e eficiencës. Pakësohen gjyqtarët, shtohen vonesat gjyqësore për qytetarët
Për vitin 2020, INFOÇIP analizoi 265 vendime për çështje themeli dhënë nga Gjykata e Apelit Gjirokastër. Prej këtyre, 185 çështje themeli janë shqyrtuar nga Dhoma Civile e kësaj Gjykate, ndërkohë që 80 të tjera janë shqyrtuar nga Dhoma Penale. Totali vjetor, sipas regjistrave të gjykatës, është 270 çështje themeli të përfunduara në vitin 2020.
Nga analizimi i të dhënave, rezulton se kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Gjirokastër, për të dyja dhomat e marra së bashku ka qenë 144.4 ditë gjatë vitit 2020 për çështjet e themelit. Vendimet e ndërmjetme dhe urdhrat e ekzekutimit nuk janë pjesë e këtij vlerësimi tematik. Të vlerësuara veç e veç, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështje civile themeli ka qenë 148.7 ditë ndërkohë që kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështjet penale themeli ka qenë 134.6 ditë.
Analiza e të dhënave sugjeron se gjatë vitit 2020 ka një përkeqësim me 51% krahasuar me 2019-ën sa i përket treguesit të kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor. Ndërkohë vihet re se Gjykata e Apelit Gjirokastër ka një përkeqësim me 57 % në vitin 2020, krahasuar me 2017-ën. Hap Raportin e Plotë në PDF
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA