Mungesa e gjyqtarëve dhe pandemia përkeqesojnë treguesit e vonesave në gjykatën e Apelit Durrës
Për vitin 2020, INFOÇIP mblodhi dhe analizoi 560 vendime për çështje themeli dhënë nga Gjykata e Apelit Durrës. Prej këtyre, 384 çështje themeli janë shqyrtuar nga Dhoma Civile, ndërkohë që 176 të tjera shqyrtuar nga Dhoma Penale. Totali vjetor, sipas regjistrave të gjykatës, është 562 çështje themeli.
Nga analizimi i të dhënave, rezulton se, gjatë vitit 2020, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Durrës, për të dyja dhomat e marra së bashku ka qenë 388 ditë. Kjo mesatare aplikohet vetëm mbi çështjet e themelit që janë vendimuar në vitin 2020. Vendimet e ndërmjetme dhe urdhrat e ekzekutimit nuk janë pjesë e këtij vlerësimi.
Të vlerësuara veç e veç, kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështje civile themeli ka qenë 419.8 ditë ndërkohë që kohëzgjatja mesatare e shqyrtimit gjyqësor për çështjet penale themeli ka qenë 318.5 ditë.
KRAHASIMI I KOHËZGJATJES SË SHQYRTIMIT GJYQËSOR 2016-2020
Analiza e të dhënave sugjeron se ka një përkeqësim të treguesve në vitin 2020 sa i takon kohëzgjatjes së shqyrtimit të dosjeve gjyqësore. Rezulton se Gjykata e Apelit Durrës ka një përkeqësim me 22% në 2020-ën, krahasuar me 2019-ën. Ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përmirësim me 14.8% .
Nga të dhënat e analizuara, rezulton se në 2020-ën treguesit janë përkeqësuar me 17.8% për Dhomën Penale krahasuar me 2019-ën, ndërkohë në krahasim me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 2.6% sa i përket treguesit të kohëzgjatjes së shqyrtimit gjyqësor.
Sa i përket Dhomës Civile, ka një rënie me 22.8% në 2020-ën, krahasuar me vitin paraardhës. Ndërkohë, krahasuar me vitin 2016 vihet re një përkeqësim me 16.3% sa i përket këtij treguesi.
MONITORIMI I GJYKATAVE ADMINISTRATIVE 2016-2017
ZBATIMI I LIGJIT 139/2015 PER QEVERISJEN VENDORE
E DREJTA E INFORMIMIT
MONITORIMI ME I FUNDIT
Raport Monitorimi i Ri
- Vonesat ne dorezimin e vendimeve gjyqesore, INFOCIP shpall gjetjet e monitorimit, mbeshtetur nga OSFA