Në datë 14 prill 2021, Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, znj. Naureda Llagami, së bashku me z. Erjon Muharremaj, anëtar i Këshillit u takuan me z. Gert Shella, Drejtor Ekzekutiv i Qendrës për Çështjet e Informimit Publik, INFOÇIP, për të diskutuar mbi mundësitë e ndërsjella të bashkëpunimit me qëllim përmirësimin e komunikimit  midis gjyqësorit, mediave dhe publikut të gjerë shqiptar. Bashkëpunimi ka për synim konkret forcimin e rolit të gjyqtarëve të medias dhe nëpunësve civilë gjyqësorë të caktuar për marrëdhëniet me publikun.

 

Foto takimi Naurega Llagami, Gerti Shella, erjon Muharremaj, memorandum

Në takim u diskutua për përdorimin e teknologjve të reja të informacionit për lehtësimin e kominukimit të gjykatave me media dhe publikun,  por edhe me institucionet mbikqyrëse.

 

Këshilli i Lartë Gjyqësor angazhohet që të kontribuojë për krijimin e një mjedisi lehtësues ndaj kontributeve që INFOÇIP synon të ofrojë, në funksion të arritjes së objektivave për një gjyqësor të hapur me publikun dhe median.

 

KLGJ-ja ka miratuar dhe një Strategji të Posaçme të Komunikimit për Sistemin Gjyqësor, ku janë përcaktuar dhe bazat dhe mënyrat sesi mund të përmirësohen  marrëdhëniet e gjyqësorit me median dhe publikun. Strategjia synon përmirësimin e aksesit të publikut tek informacioni gjyqësor dhe rritjen e besimit të publikut tek gjykatat.

 

Në këtë kuadër, INFOCIP në bashkëpunim të ngushtë me KLGJ-në, si dhe përmes partnerëve ndërkombëtarë synojnë të sjellin në Shqipëri përvojën e përparuar europiane, të komunikimit publik me qëllim zbatimin e dokumenteve strategjike të Këshillit në mënyrë sa më efektive.

 

Po ashtu bashkëpunimi do të këtë në fokus rritjen e nivelit të përdorimit të teknologjive të reja të informacionit dhe mjeteve të komunikimit, për të ofruar informacion në mënyrë proaktive, në format lehtësisht të kuptueshëm nga publiku.

 

Comments are closed.

<< Kthehu ne fillim